Putin, kancelarit gjerman: Rundi i tretë i bisedimeve mbahet këtë vikend

Putin, kancelarit gjerman: Rundi i tretë i bisedimeve mbahet këtë vikend

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka thënë kancelarit gjerman, Olaf Scholz, se rundi i tretë i bisedimeve mes palës ruse dhe asaj ukrainase do të mbahet këtë vikend.

Teksa po vazhdojnë luftimet, rundi i dytë i bisedimeve nuk solli rezultate mes palës ukrainase dhe asaj ruse, por, megjithatë gjatë atij rundi palët u dakorduan për krijimin e korridoreve humanitare për civilët.

Kujtojmë se pala ukrainase pas rundit të dytë ka thënë se nuk u arritën rezultatet që i duhen Ukrainës.

Related Articles