Putin – Macronit: Sanksionet po e ndërlikojnë situatën në Ukrainë

Putin – Macronit: Sanksionet po e ndërlikojnë situatën në Ukrainë

Agjencia e lajmeve ruse, RIA ka zbuluar se për çka diskutuan sot përmes telefonit presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Udhëheqësi rus theksoi se vendet perëndimore mund të ndihmojnë në ndalimin e krimeve të ushtrisë ukrainase dhe militantëve të batalioneve kombëtare, por në vend të kësaj vendet e BE-së i injorojnë ato.

Macron, nga ana tjetër, shprehu shqetësimin për problemet në zhvillim të sigurisë globale të ushqimit, raporton theguardian.

Putin, si kundërpërgjigje, theksoi se “situata është e ndërlikuar shkaku i sanksioneve të vendeve perëndimore” ndërsa vuri në dukje rëndësinë e funksionimit të papenguar të infrastrukturës globale logjistike dhe transportit.

Putin gjithashtu raportohet se i ka thënë Macronit për lehtësimin e evakuimeve nga Azovstal Rusia dhe qasjen ruse ndaj negociatave me Kievin

Related Articles