Presidenti rus, Vladimir Putin tha se nëse lufta Izrael-Hamas nuk përfundon së shpejti ajo mund të zgjerohet përtej Lindjes së Mesme, dhe se njerëzit e pafajshëm në Rripin e Gazës nuk duhet të ndëshkohen për sulmet terroriste të 7 tetorit nga Hamasi.
“Detyra jonë sot, detyra jonë kryesore, është të ndalojmë gjakderdhjen dhe dhunën”, tha ai, raporton Reuters.
“Përndryshe, përshkallëzimi i mëtejshëm i krizës është i mbushur me pasoja të rënda dhe jashtëzakonisht të rrezikshme dhe shkatërruese. Dhe jo vetëm për rajonin e Lindjes së Mesme. Mund të përhapet shumë përtej kufijve të Lindjes së Mesme”.
Ai kritikoi gjithashtu bombardimet e vazhdueshme të Izraelit në Gaza si hakmarrje për sulmet e Hamasit, duke thënë se “njerëzit e pafajshëm nuk duhet të mbahen përgjegjës për krimet e kryera nga të tjerët”.