Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do ta uroj homologun e tij amerikan, Joe Biden, në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara sot për shkak të veprimeve “jo miqësore” të kombit perëndimor drejt Moskës, ka thënë Kremlini, shkruan Sky News.
Në një njoftim, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha për gazetarë: “Urimet për këtë vit vështirë se mund të konsideroheshinn të duhura. Arsyeja janë politikat jo miqësore të Shteteve të Bashkuara”.
Gjatë pushtimit rus të Ukrainës, lideri amerikan ka dënuar fuqishëm veprimet e Kremlinit dhe të liderit të saj. Madje, në mars, Biden kishte thënë se presidenti rus “nuk mund të mbetej në pushtet” dhe kishte bërë thirrje që rusët të kundërshtonin luftën