“Rusia nuk po lufton kundër popullit ukrainas, por kundër përbindëshave dhe të ngjashmit e tyre, ndërsa po ecën përpara me operacionin special ushtarak”.
Kështu u shpreh presidenti rus, Vladimir Putin në një takim të komitetit organizativ të Fitores së Rusisë, shkruan Tass.
“Duhet të gërmohen provat dhe t’i tregohen botës, në mënyrë që të mos ketë keqkuptime për natyrën e atyre me të cilët po luftojmë. Në mënyrë që të jetë e qartë dhe e kuptueshme se cilat synime po ndjekim dhe kush është armiku ynë. Nuk është populli ukrainas, por këta përbindësha dhe pasuesit e tyre. Por duhet të tregohet kjo, se është një realitet”, theksoi ai
Gjatë seancës, ndihmësi i presidentit Vladimir Medinsky vuri në dukje se të paktën 13.5 milionë civilë sovjetikë ranë viktima të gjenocidit nazist gjatë Luftës së Madhe Patriotike, siç njihet Lufta e Dytë Botërore në Rusi.