Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka paralajmëruar se sanksionet perëndimore ndaj Rusisë janë të ngjashme me një shpallje lufte.
Në komentet në televizionin shtetëror, Putin ka thënë se Rusia dëshiron që Ukraina të “çmilitarizohet”, duke shtuar se vendi duhet të ketë një status neutral.
Ai përsëriti një linjë tashmë të njohur që Rusia shpresonte të “de-naziste” Ukrainën, shkruan Skynews.
Perëndimi ka vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt, që synojnë të ndikojnë në ekonominë ruse.