Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se synon mandatin e pestë në zgjedhjet që do të mbahen në vitin e ardhshëm.
Ai foli për synimet e tij gjatë një ceremonie çmimesh për pjesëmarrësit në luftën në Ukrainë.
Kjo vjen një ditë pasi u caktuan datat 15-17 mars 2024 për zgjedhjet presidenciale.
Rizgjedhja e Putinit shihet si e pashmangshme, me opozitën pothuajse inekzistente dhe mediat ruse plotësisht nën kontrollin e tij, shkruan BBC.
71-vjeçari ka qenë në pushtet në Rusi më gjatë se çdo kush që nga Josef Stalin.
Një mandat i ri do ta bënte atë të qëndrojë si president të paktën deri në vitin 2030.
Të enjten, dhoma e lartë e parlamentit rus, Këshilli i Federatës, shpalli zgjedhjet. Menjëherë më pas, komisioni zgjedhor i vendit tha se ato do të mbahen për tre ditë, nga 15-17 mars.
Pas njoftimit, zëdhënësi zyrtar i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se një numër “befasues” njerëzish donin që Putin të vazhdonte si lider.