Putin zhvillon bisedë telefonike me kancelarin gjerman

Putin zhvillon bisedë telefonike me kancelarin gjerman

Presidenti rus Vladimir Putin, gjatë ditë së sotme zhvilloi një telefonatë me kancelarin gjerman Olaf Scholz, në të cilën Putin “përshkroi me detaje logjikën dhe objektivat kryesore të operacionit special ushtarak”, sipas një deklaratë të kremlinit, shkruan The Guardian.

Putin foli gjithashtu për “masat që po merren për të garantuar sigurinë e civilëve” gjatë asaj që Kremlini e quan “operacioni i tij special ushtarak” në Ukrainë.

Kremlini tha se Putini foli me Scholz, edhe për shkeljet e rënda të kryera nga militantët ukrainas.

Udhëheqësi rus shtoi se negociatat aktuale ruso-ukrainase u bllokuan në mënyrë efektive nga Kievi.

Gjatë bisedës, liderët ranë dakord të zhvillojnë bisedime të mëtejshme së shpejti, tha Kremlini. 

Related Articles