Putini e pranoi ftesën e Kim Jong Un për të vizituar Korenë e Veriut

Putini e pranoi ftesën e Kim Jong Un për të vizituar Korenë e Veriut

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e pranoi ftesën e Kim Jong Un për të vizituar Korenë e Veriut.

Ftesa u bë gjatë një samiti në Rusinë lindore, në të cilin ata diskutuan çështjet ushtarake, luftën në Ukrainë dhe ndihmën për programin satelitor të Koresë së Veriut.

Duke e quajtur njëri-tjetrin “shok”, të dy udhëheqësit theksuan miqësinë e tyre të mërkurën pasi Putin i tregoi Kim për objektin më modern të nisjes hapësinore të Rusisë dhe ata zhvilluan bisedime së bashku me ministrat e tyre të Mbrojtjes.

“Në fund të vizitës, Kim Jong Un me mirësjellje e ftoi Putinin të vizitojë DPRK-në në një kohë të përshtatshme”, tha KCNA, duke iu referuar Republikës Popullore Demokratike të Koresë, emrit zyrtar të Koresë së Veriut.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Putini e pranoi “me mirënjohje” ftesën dhe se ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, do të udhëtonte në Phenian në tetor. Që nga pushtimi i Ukrainës nga

Rusia në vitin 2022, Putini rrallë ka udhëtuar jashtë vendit.

Për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët, miqësia në rritje mes Kim dhe Putin është një shqetësim. Ëashingtoni ka akuzuar Korenë e Veriut për ofrimin e armëve për Rusinë, por është e paqartë nëse është bërë ndonjë dërgesë.

Si Rusia ashtu edhe Koreja e Veriut i kanë mohuar këto pretendime, por kanë premtuar të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje, shkruan Reuters.

Related Articles