Putini kufizon 191 kompani nga blerja dhe shitja e aksioneve

Putini kufizon 191 kompani nga blerja dhe shitja e aksioneve

Rusia ka publikuar një listë të kompanive në të cilat presidenti Vladimir Putin ka kufizuar blerjen dhe shitjen e aksioneve nga investitorët e huaj.

Në këtë listë është përfshirë edhe ‘Unipro’ dhe dega lokale e grupit finlandez të energjisë ‘Fortum’, shkruan Aljazeera.

Unipro është një kompani ruse e prodhimit të energjisë e krijuar nga bashkimi i pesë kompanive të prodhimit. 83.73% e kompanisë është në pronësi të kompanisë gjermane të energjisë Uniper, pjesa tjetër e aksioneve janë në pronësi të aksionarëve të vegjël.

Lista përfshin 191 kompani në kompleksin e karburantit dhe energjisë, si dhe prodhuesit e pajisjeve dhe kompanitë e shërbimit.

Related Articles