Putini mbyll një prej mediumeve të fundit të pavarura

Putini mbyll një prej mediumeve të fundit të pavarura

Novaya Gazeta, një prej mediave të fundit të lajmeve të pavarura ruse, iu hoq licenca të hënën e me ketë edhe iu ndalua operimi, njoftoi Reuters.

Mbikëqyrësi i mediave ruse “Rozkomnadzor” kishte akuzuar mediumin për dështim të sigurimit të dokumenteve në lidhje me ndryshimin e pronësisë në vitin 2006.

Vendimi u mor të hënën nga një gjykatë në Moskë.

Duke folur jashtë gjykatës, kryeredaktori Dmitry Muratov, laureat i Nobelit për Paqe për përpjekjet e tij për të mbështetur raportimin kritik në Rusi, tha se vendimi “ishte një e goditur politike, pa bazën më të vogël ligjore”.

Ai tha se mediumi do të apelojë vendimin.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut e quajti vendimin ” goditje tjetër për pavarësinë e mediave ruse” dhe i kërkoi Moskës të mbrojë lirinë e shtypit.

Novaya Gazeta, një element i fortë i skenës mediatike të Rusisë, që nga themelimi i saj më 1993 me paratë nga Çmimi Nobel për Paqe të liderit të ndjerë sovjetik Mihail Gorbaçov, kishte krijuar një vend si media kryesore hulumtuese e Rusisë, edhe pse liritë e shtypit u zhvlerësuan gradualisht.

Me fillimin e luftës në Ukrainë, Kremlini ka rritur presionin mbi mediat e pakta kritike, duke i mbyllur ato dhe duke i burgosur pronarët e gazetarët.

Related Articles