Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka përdorur për herë të parë fjalën “luftë”, duke iu referuar konfliktit në Ukrainë. Kjo është hera e parë që ai ka devijuar publikisht nga përshkrimi i tij i hartuar me kujdes të cilin e përshkruante si “operacion special ushtarak”.
“Qëllimi ynë nuk është të rrotullojmë volantin e konfliktit ushtarak, por, përkundrazi, t’i japim fund kësaj lufte”, u tha Putin gazetarëve në Moskë, pasi mori pjesë në një takim të Këshillit të Shtetit mbi politikën rinore. “Ne kemi qenë dhe do të vazhdojmë të përpiqemi për këtë”, shkruan CNN.
Kritikët e Putinit thonë se përdorimi i fjalës “luftë” për të përshkruar konfliktin e Ukrainës ka qenë efektivisiht i paligjshëm në Rusi që nga marsi, kur udhëheqësi rus nënshkroi një ligj censurimi që e bën krim shpërndarjen e informacionit “të rremë” rreth pushtimit, me një dënim deri në 15 vjet burg për cilindo të dënuar.
Kështu që përdorimi i fjalës nga Putini nuk kaloi pa u vënë re.
Nikita Yuferev, një ligjvënës komunal nga Shën Petersburgu, e cila u largua nga Rusia për shkak të qëndrimit të tij kundër luftës, tha të enjten se ai u kishte kërkuar autoriteteve ruse të ndjekin penalisht