Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar një armëpushim për festat e Krishtlindjeve, raportoi BBC-ja të enjten.
Në njoftimin e Kremlinit, sipas BBC-së, u tha që Putini ka urdhëruar ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, të vendosë armëpushim.
“Putini e udhëzoi Shoigun që të vendoste një regjim armëpushimi nga ora 12:00 e 6 janarit deri në orën 24:00, të 7 janarit, përgjatë gjithë linjës luftarake të palëve në Ukrainë”, thuhet në njoftimin e Kremlinit.
Më 5 janar, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i kërkoi Putinit që të ndalojë përkohësisht luftën.
Një kërkesë të tillë e pati edhe Kisha Ortodokse e Rusisë.
Ukraina e quajti kurth dhe propagandë. Mykhailo Podolyak, këshilltar i shefit të Zyrës së Presidentit Volodymyr Zelensky, deklaroi se Kisha Ortodokse Ruse nuk është një autoritet për Ortodoksinë globale “dhe vepron vetëm si një propagandiste e luftës”.