“Pyes kur të dua, s’mund të më mësosh ti”, debat i ashpër ndërmjet Bislimit, Halitit e Kadriajt

“Pyes kur të dua, s’mund të më mësosh ti”, debat i ashpër ndërmjet Bislimit, Halitit e Kadriajt

 Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka raportuar në Komisioni për Punë të Jashtme, debat ky i cili u përcoll me tensione ndërmjet anëtarëve të Komisionit dhe Bislimit, raporton “Gazeta Enigma”.

Me këtë rast, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka drejtuar kritika Besnik Bislimit duke i thënë që të përgatitet më mirë. “Pyes kur të du, s’mun më mëson ti. Kur të vish, përgatitu mirë”, ka thënë Haliti.

Haliti është parë i tensionuar edhe me Haki Abazin, duke i thënë që nëse do t’i drejtojë vetëm ai pyetje Besnik Bislimit atëherë le të shkon në zyrë. “Shko në zyrë edhe të kallxon krejt”, ka shtuar tutje Haliti.

E ashpër me Bislimin ka qenë edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj. Ajo tha se është turp të thuhet që s’ka pasur dokumente për dialogun, duke i kërkuar Bislimit të ballafaqohet me ish-kryeministrin Avdullah Hotin.

“Shko ballafaqohu me z.Hotin, Është marre me thane qe s’ka pas dokumente”.

Kurse Bislimi tha se dialogu nuk do të rifillojë para pjesës së dytë të qershorit.

“Nuk do këtë takime edhe bisedime para pjesës së dytë të qershorit”./Gazeta Egnima



Related Articles