Pyetet se përse nuk publikon fotografi me Lumi B, Miranda tregon të vërtetën

Pyetet se përse nuk publikon fotografi me Lumi B, Miranda tregon të vërtetën

Partnerja e reperit Lumi B, Miranda Mehmeti, është kthyer në një personazh shumë të ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo së fundmi u ka dhënë mundësi ndjekësve të pyesin më shumë përmes opsionit pyetje-përgjigje në Instagram.

Një ndër pyetjet e parashtruara kishte të bënte me bashkëshortin e saj, duke qenë se rrallë publikojnë imazhe së bashku.

“Na trego se përse nuk publikon fotografi me Lumin”, ka qenë pyetja e një ndjekëses.

“Pse me të tregu drejt tepër rrallë bëjmë fotografi, nuk jemi ne çift i Instagramit. Edhe ato që i bëjmë i kemi kujtim në telefonat tonë. Faleminderit”, ka qenë përgjigja e Mehmetit.

Miranda dhe Lumi ndryshe janë të martuar prej shumë vitesh dhe kanë bashkë një djalë të quajtur, Blini.

Ata po ashtu po planifikojnë edhe për një fëmijë të dytë.

Related Articles