PZAP-i hedh poshtë ankesën e ish deputetit Bekim Haxhiu

PZAP-i hedh poshtë ankesën e ish deputetit Bekim Haxhiu

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) të hënën e ka hedhur poshtë ankesën e bërë nga Bekim Haxhiu i PDK-së, duke e vlerësuar atë si të pasafatshme. 

Haxhiu, kishte kërkuar që të anuloheshin votat me postë që ishin pranuar më 2 janar dhe 6 janar. 

Ai kishte thënë se afati i fundit për t’i pranuar fletëvotimet me postë ishte 29 dhjetori dhe tha se KQZ-ja ka pranuar mbi 23 mijë vota pas këtij afati ligjor. Ai tha se përbën një shkelje të drejtpërdrejt të ligjit. 

PZAP në arsyetimin për hedhje poshtë të ankesës si të pasafatshme tha se është kaluar afati 48-orësh nga shkeljet që pretendohet se janë bërë. Për të njëjtën gjë PZAP e kishte refuzuar edhe një ankesë të PDK-së të bërë lidhur me votat me postë. 

Related Articles