PZAP ia refuzoi ankesën Sumës kundër PDK-së dhe KQZ-së, kandidati i pavarur humb betejën edhe në Supreme

PZAP ia refuzoi ankesën Sumës kundër PDK-së dhe KQZ-së, kandidati i pavarur humb betejën edhe në Supreme

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e kandidatit të pavarur për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të datës 20 tetor 2025.

Pasi PZAP kishte refuzuar ankesën e kandidatit të pavarur për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, të paraqitur kundër subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për shkak të pretendimeve për parregullsi gjatë votimit për Zgjedhjet Lokale, të mbajtura më datë 12 Tetor 2025, ky i fundit ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme, duke kërkuar që “të urdhërohet verifikimi i drejtpërdrejtë i librave origjinalë të votimit për Komunën e Hanit të Elezit, si dhe të konstatohet se votimi i personave të burgosur përbën shkelje të nenit 45 paragraf 2 të Kushtetutës dhe nenit 6 paragraf 2 të Ligjit, si dhe përbënë vepër penale në kuptim të nenit 213 të Kodit Penal të Kosovës”.

Gjykata Supreme e Kosovës  pas vlerësmeve ka gjetur se ankesa është e pabazuar.

“Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, në këtë çështje juridike, gjendja faktike është vërtetuar drejt dhe nuk është shkelur ligji në dëm të parashtruesit të ankesës, prandaj, pretendimet ankimore janë refuzuar si të pabazuara”, thuhet në vendim.

Related Articles