Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka urdhëruar rinumërimin e votave në tri komuna, Mitrovicë e Jugut, Kamenicë dhe Podujevë.
Rinumërim në Mitrovicë do të ketë në dy vendvotime (1110/01 dhe 1110/06), Kamenicë dy (1019/01 dhe 1020/01) dhe Kamenicë dy (1807/02)
Kështu bëhet e ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
KQZ-ka njoftuar se sot ka përfunduar numërimi i votave nga jashtë, derisa do të vazhdojë procesi i numërimit të votave me kusht.
“Fillon rinumërimi i vendvotimeve dhe numërimi i votave me kusht
Pas përfundimit të numërimit të votave nga jashtë vendit, në QNR ka nisur rinumërimi i pesë vendvotimeve, sipas urdhrit të PZAP.
Vendvotimet të cilat do të rinumërohen i takojnë komunave të ndryshme, si: Mitrovicë e Jugut (1110/01 dhe 1110/06); Kamenicë (1019/01 dhe 1020/01) dhe Podujevë (1807/02).
Në vazhdim të aktiviteteve të planifikuara, gjatë ditës së sotme në QNR do të fillohet me numërimin e fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht dhe atyre nga votimi i personave me nevoja të veçanta. Votimi me kusht është realizuar në 54 vendvotime speciale në 38 komuna, ndërsa votimi i personave me nevoja të veçanta është zhvilluar jashtë vendvotimeve, përmes ekipeve mobile gjatë ditës së zgjedhjeve”, thuhet në njoftim