Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë ta mbajë qëndrimin e njëjtë sa i përket votimit për kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, ka thënë deputeti Rashit Qalaj.
Qalaj ka thënë se edhe sa i përket votimit të fshehtë, nuk do të pranohet.
“Sa i përket PDK-së, qëndrimi është i njëjtë. Nuk ka votë për njeri që nuk është dinjitoz për pozitën e kryetarit të Kuvendit”, ka thënë ai