Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, tash deputet i PDK-së, Rashit Qalaj, e ka lexuar një mesazh i cili sipas tij i është shkruar nga një polic i komunës së Gjilanit.
Qalaj në emisionin “Five”, tha se polici në fjalë i ka thënë se në një rast të përleshjes me armë zjarri mes disa personave dhe policisë, është kërkuar asistencë nga këta të fundit.
Sipas mesazhit që Qalaj e lexoi, dy policë është dashur të marrin taksi sepse nuk ka pasur veturë për të shkuar te vendi i ngjarjes.
“E kam një mesazh që e kam pranu mbrëmë nga policët, po e lexoj: Përshëndetje, sot në Gjilan afër gjykatës ka qenë një rast përleshje e gjuajtje me armë. Policët kanë kërkuar asistencë. Për t’iu shkuar në asistencë dy kolegë është dashur të shkojnë me taksi, sepse distance mes stacionit policor dhe gjykatës është 1.5 km”, thuhej në mesazhin e lexuar nga Qalaj.
Kjo sipas Qalajt ka ndodhë për shkak të numrit të pamjaftueshëm të veturave në dispozicion.