“Qatar 2022”: Play-Off-i, hedhja e shortit dhe detajet tjera

“Qatar 2022”: Play-Off-i, hedhja e shortit dhe detajet tjera

Në muajin mars do të kompletohet vazoja e të gjitha skuadrave evropiane që kualifikohen për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Kombëtare të rëndësishme si Italia, Portugalia, Suedia e Polonia tashmë do të luajnë në fazën e play off-it për shkak se kanë përfunduar të renditura si të dytat në grupet respektive.

Ja gjithçka që duhet të dini në lidhje me tre vendet nga Evropa që mund të kualifikohen tutje nga ndeshjet e play off-it:

Europa ka 13 vende në Kupën e Botës vitin e ardhshëm dhe skuadrat që përfundojnë të parat në 10 grupe të ndryshme kanë siguruar tashmë një vend në fazat finale të këtij kompeticioni.

Por kanë mbetur edhe tre vende që do të plotësohen nga play-off-i, pasi 10 vendet e dyta të grupeve do ta kenë mundësinë që të luftojnë për një biletë në Katar.

Dy skuadrat më të mira nga Liga e Kombeve që nuk janë kualifikuar, do ta kenë gjithashtu një shans për të luajtur për një vend në Kupën e Botës 2022.

KUSH JANË TË FARËSUAR PËR PLAY-OFF KUALIFIKIMET E KUPAS BOTËRORE?

Gjysmëfinalet e këtyre grupeve do të luhen më 24 dhe 25 mars, ndërsa finalet më 28 dhe 29 mars.

Këto janë ekipet e kualifikuara për play off-in në mars:

Italia, Portugalia Rusia, Skocia, Republika Çeke, Polonia, Suedia, Uellsi, Austria, Maqedonia e Veriut

Finlanda dhe Ukraina po luftojnë për vendin e dytë në Grupin D dhe rrjedhimisht aksesin në play-of, ndërsa Turqia, Norvegjia dhe Holanda po luajnë për një vend në Kupën e Botës 2022 në Grupin G.

Related Articles