Spitali rajonal i Gjakovës ka bërë një njoftim se që nga fillimi i pandemisë deri në ditët e sotme në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës janë trajtuar gjithsej 1186 pacientë në repartet COVID-19, raporton Gazeta Enigma.
Në njoftim thuhet se prej pacientëve të hospitalizuar, 91 raste kanë qenë nga Shqipëria, derisa aktualisht janë duke u trajtuar 36 pacientë, ku 23 prej tyre janë konfirmuar me COVID-19, ndërsa 18 janë në oksigjenoterapi.
Ndryshe, në këtë institucion janë 135 shtretër për trajtimin e rasteve me Covid-19. Gjatë gjithë pandemisë është operuara me këta shtretër dhe nuk ka pasur nevojë të rriten kapacitetet.
/Gazeta Enigma/.