Që nga fillimi i pandemisë Spitali i Gjakovës ka trajtuar 1186 pacientë me COVID-19

Që nga fillimi i pandemisë Spitali i Gjakovës ka trajtuar 1186 pacientë me COVID-19

Spitali rajonal i Gjakovës ka bërë një njoftim se që nga fillimi i pandemisë deri në ditët e sotme në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës janë trajtuar gjithsej 1186 pacientë në repartet COVID-19, raporton Gazeta Enigma.

Në njoftim thuhet se prej pacientëve të hospitalizuar, 91 raste kanë qenë nga Shqipëria, derisa aktualisht janë duke u trajtuar 36 pacientë, ku 23 prej tyre janë konfirmuar me COVID-19, ndërsa 18 janë në oksigjenoterapi.

Ndryshe, në këtë institucion janë 135 shtretër për trajtimin e rasteve me Covid-19. Gjatë gjithë pandemisë është operuara me këta shtretër dhe nuk ka pasur nevojë të rriten kapacitetet.

Spitali i Gjakovës trajtoi 1186 pacientë nga fillimi i PandemisëQë nga fillimi i Pandemisë deri në ditët e sotme në…Posted by Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës on Friday, May 7, 2021

/Gazeta Enigma/.

Related Articles