“Qeli” vazhdon edhe për dy vite me Manchester Cityn

“Qeli” vazhdon edhe për dy vite me Manchester Cityn

Trajneri Pep Guardiola ka thënë se ka “gjithçka që një trajner kërkon”, pasi e vazhdoi kontratën të enjten edhe për dy edicione me Manchester Cityn. 

Tekniku spanjoll do të jetë në krye të skuadrës deri në vitin 2027. 

53-vjeçari iu bashkua Cityt në vitin 2016 dhe deri tani, ka fituar 18 trofe. 

Gjashtë herë është fitues i Premier Leagues. 

Kontrata e tij skadonte në fund të këtij edicioni, por ai vendosi të vazhdojë me klubin e elitës angleze. 

“Manchester City ka kuptim të madh për mua”, ka thënë Guardiola për faqen zyrtare të klubit. 
“Është edicioni i nëntë i imi këtu. Kemi përjetuar shumë gjëra të mira bashkë këtu. Kam ndjenja të veçanta për këtë klub. E kam thënë edhe më herët, këtu kam çdo gjë që një trajner mund të kërkojë dhe këtë e vlerësojë shumë. Shpresoj të fitojmë më shumë trofe. Ky është synimi im”, ka theksuar Guardiola të enjten. 

Guardiola e bëri Cityn vetëm skuadrën e dytë angleze që e fiton “tripletën”, Premier Leaguen, Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve, në të njëjtin edicion. 

City po ashtu u bë skuadra e parë që e fiton katër herë rresht elitën angleze të futbollit dhe e para që i arriti 100 pikë brenda një sezoni të Premier Leagues.

Related Articles