“Qëllimi është ta largojnë Policinë e Kosovës nga ajo pjesë”

“Qëllimi është ta largojnë Policinë e Kosovës nga ajo pjesë”
Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi duke folur për shtimin e barrikadave në pjesën veriore të Kosovës tha se serbët po dëshirojnë largojnë policët nga veriu.

I ftuar në emisionin “Ditari” në Tëvë1, ai  tha se e ka parashikuar që kjo situatë do të zgjasë kaq gjatë.

“Unë në fakt e kam parashikuar se kjo situatë me bllokada do të zgjasë, ngase ata i ndërrojnë të them listën e kërkesave të tyre duke kushtëzuar. Së pari ishte çështja e zgjedhjeve, mandej çështja tjetër është që ky avaz ka vazhduar edhe në forma tjera që ka degraduar situatën në veri dhe unë e shoh të brishtë sa i përket afatit”, tha ai.

“Dhe qëllimi i tyre është që t’i largojnë Policinë e Kosovës, forcat kufitare të Kosovës në katër komunat e veriut ajo është edhe kërkesë e transmetuar nga Vuçiqi”, tha ai.

Related Articles