Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në mesnatë në Sukth të Durrësit, ku ka mbetur i vrarë Fatjon Dervishi, 38 vjeçar.
Nga informacionet e para, mësohet se ngjarja ka ndodhur te shinat e trenit, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të 38-vjeçarit, shkruan Top Channel.
Fatjon Dervishi u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur dy grupe të Fnsh-së Tiranë.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorin vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës.