Qindra rezidentë merrnin pjesë sot në funeralin e Agustin Intriago, kryebashkiaku i qytetit ekuadorian Manta, i cili u qëllua dje për vdekje teksa inspektonte punën në qytetin port.
Në sulmin e rëndë u vra dhe një kalimtare dhe u plagosën dy nga sulmuesit sipas autoriteteve.
Agustín Intriago u qëllua disa herë nga sulmuesit dje në Manta teksa përshendeste sportisten vendase Ariana Estefanía, e cila gjithashtu humbijetën.
Bashkëshortja e Intriago, Rosita Saldarriaga, tha se zemra e saj dhe e fëmijëve ishin copëtuar nga vrasja.
Policia ende nuk ka konfirmuar një motiv por raportonte se Intriago kishte marrë kërcënime së fundmi.
Kryebashkiaku u qëllua nga sulmuesit që erdhën me një kamionçinë, dhe më pas u shpall i vdekur në spital. Një i dyshuar u arrestua, tha kreu i policisë Edwin Noguera, ndërsa një tjetër arriti të shpëtonte.
Intriago ishte rizgjedhur në shkurt për një mandat të dytë katër-vjeçar.
Në momentin e vrasjes ai ishte duke inspektuar punimet në një impajnt të ri të kanalizimeve.
Vrasja ka shokuar Ekuadorin ku sulmet mbi zyrtarët e zgjedhur deri tani kishin qenë të rralla.
Qytetet port si Manta ku qeveriste i ndjeri Intriago, janë prekur nga rritja e dhunës së bandave të trafikut që nisin mallrat ilegale drejt Evropës e SHBA.