Saçmat e gjahut lanë të plagosur një person nga fshati Abri e Ulët në Skenderaj.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur kur një person tjetër nga pakujdesia dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një kafshe dhe copëzat e plumbave janë kthyer nga toka, gjë që më pas i kanë shkaktuar viktimës lëndime.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i plagosuri është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se nga pakujdesia ka shtënë/gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një kafshe (dëmtues i shpezëve), ku si pasojë një person është lënduar nga saçma (copëzat) e kthyer nga toka. Viktima është dërguar në QKUK, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Enigma