Qendra e Transfuzionit të Gjakut ka ndarë një mirënjohje për Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, për promovimin dhe organizimin e dhurimit vullnetar të gjakut.
Hyseni është pritur nga stafi shëndetësor i Qendrës, të cilët i ka vlerësuar si “heronj të heshtur të qytetit” që meritojnë mirënjohje të përhershme për kontributin e tyre.
“Ditën e nisa në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, ku u nderova me mirënjohje për promovim dhe organizim të dhurimit vullnetar të gjakut. Aty u prita nga stafi i jashtëzakonshëm shëndetësor, që janë heronj të heshtur të qytetit dhe të cilëve iu detyrohemi mirënjohje të përhershme. Dhurimi i gjakut është akt i solidaritetit të lartë, andaj, kjo mirënjohje i përket çdo qytetari që tregon humanizëm duke dhuruar jetë për të tjerët.”, ka shkruar ai.