“Qëndrimi i PDK-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme tregon se ky subjekt qëndron mirë në sondazhe”

“Qëndrimi i PDK-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme tregon se ky subjekt qëndron mirë në sondazhe”

Ish-diplomati Blerim Canaj, tha se qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme ishte tregues se ky subjekt politik qëndron mirë në sondazhe.

Canaj tha se gatishmëria e PDK-së për të shkuar në zgjedhje të parakohshme e diskreditoi kryeministrin Kurti.

“PDK-ja vazhdimisht e ka pasur kërkesë shkuarjen në zgjedhje, PDK-ja ka dashur të qëndroj prapa asaj se nuk ka frikë nga zgjedhjet dhe përfaqësuesit e PDK-së e kanë pasur ndjenjën që Kurti zgjedhjet po i kërkon kot”, tha Canaj.

Sipas Canajt, dy subjektet tjera të opozitës, LDK dhe AAK nuk ishin të gatshme për zgjedhje të parakohshme, prandaj refuzuan opsionin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

“Partitë tjera opozitare e kam përshtypjen që ka të bëjë me sondazhet të cilat lexohen dhe nuk e kanë ndjerë veten të gatshme që të marrë pjesë. Unë kam dyshim që LDK dhe AAK kanë qenë të përgatitura për zgjedhje dhe kanë krijuar një narracion se kërkojnë dorëheqjen e Kurtit. Dy partitë opozitare s’po mund ta durojnë formën që PDK-ja të jetë pjesë e opozitës, sepse PDK-ja u ka quar të fala dy partive tjera për bashkëpunim, por ka pasur distancim dhe mendoj se distancimi i tyre është për shkak të sondazheve, se PDK-ja është e para, PDK-ja e ka diskredituar Kurtin”, tha Canaj.

Related Articles