Qëndron Kastrati kërkon dorëheqjen e ministres Nagavci

Qëndron Kastrati kërkon dorëheqjen e ministres Nagavci

Ish-kryetari i Komunës së Kamenicës dhe anëtar i PSD-së, tha se sot Gjykata Kushtetuese e konfirmoi përmes aktgjykimit parashtresën e tyre se “Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e ka shkelur kushtetutën për ta luftuar reformën në arsim”.

Ai përmes një statusi në Facebook, tha se ekipi i reformës bashkë me juristët e “RZZ LAË me përkushtim e profesionalizëm kanë argumentuar shkeljen flagrante të kompetencave komunale nga niveli qendror”.

Kastrati me këtë rast e ka kërkuar dorëheqjen e ministres Nagavci, duke thënë se e ka shkelur Kushtetutën.

“Vendimi që u vërtetua kundër-kushtetues ka prodhuar pasoja. Ai ka ndërsyer njerëz kundër reformës. Ministrja Nagavci nuk mund t’ia hedhë kesaj pune kaq thjesht”.

“Ajo ka penguar një reformë për arsye elektorale, duke shkelur kushtetutën. Tash duhet përgjegjësi. Jo më pak se dorëheqje”, tha ai

Related Articles