Qëndron Kastrati merr dozën e parë të vaksinës AstraZeneca

Qëndron Kastrati merr dozën e parë të vaksinës AstraZeneca

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, është vaksinuar sot, raporton Gazdeta Enigma.

Ai ka marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Kastrati në rrjetin social Facebook.

“Sot mora dozën e parë të vaksinës dhe zgjodha AstraZeneca????, e drejtoresha e shëndetësisë Suna Zaimi Krasniqi, mori dozën e dytë nga Pfizer????. Të dyja këto të sigurta dhe të licensuara✅ nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Agjencia Amerikane e Barnave (FDA), pas kontrollimeve të rrepta nga këto të fundit”, ka shkruar ai.

Kastrati u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

“Vaksinimin duhet ta bëjmë të gjithë në rradhë të parë për shëndetin tonë, e pastaj për njerëzit që kemi përreth. Familjen, shoqërinë, e miqtë”, ka shkruar./Gazeta Enigma/

Sot mora dozën e parë të vaksinës dhe zgjodha AstraZeneca????, e drejtoresha e shëndetësisë Suna Zaimi Krasniqi, mori dozën…Posted by Qëndron Kastrati on Wednesday, July 14, 2021

Related Articles