Një qytetar ka raportuar se një qen i ngordhur gjendet në oborrin e Komunës së Mitrovicës.
Ai ka shprehur shqetësimin se ka filluar ndonjë helmim i tyre, pasi qeni duket se nuk ka asnjë lëndin por ka mundur të ngordh si pasoj e ndonjë helmimi.
Ditë më parë shumë trupa të ngordhur të qenve janë gjetur në lokacione të ndryshme në veri të Mitrovicës.
Ende nuk dihet nëse ky qen ka ardhur nga pjesa veriore, por ky rast paraqet rrezik edhe për qytetarët.