Qentë endacak e “tmerrojnë” qytetarin nga Prishtina

Qentë endacak e “tmerrojnë” qytetarin nga Prishtina

Qytetari nga Prishtina, Avdi Smajljaj, mëngjesin e sotëm është sulmuar nga qentë endacakë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Facebook vet ai, i cili ka thënë se për fat të mirë ka arritur të ik nga ta pa ndonjë pasojë.

“Sot rreth orës 4.30 në mëngjes, jam sulmuar nga një llavë qenësh endacak, në hyrje të stacionit të autobusve, nën urë. Shyqyr Zotit, ia dola të iku, pa pasoja fizike në trup, me goxha njëfarë frike po (edhe pse shqiptari nuk frikësohet ????), dhe të futem në oborrin e stacionit, nga ku ata pastaj u larguan”, ka shkruar ai.

Qentë endacakë po vazhdojnë të jenë problem i madh për qytetarët e Prishtinës dhe jo vetëm./Gazeta Enigma/

Related Articles