Qentë endacakë në Prishtinë, Rama nis takimet për zgjidhjen e problemit

Qentë endacakë në Prishtinë, Rama nis takimet për zgjidhjen e problemit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është takuar me Elza Ramadanin nga Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve.

Takimi i Ramës me Ramadanin ka ardhur për të diskutuar më gjerësisht për një zgjidhje për qentë endacakë.

“Diskutuam për masat që duhen marrë si dhe për zgjidhjen afatëgjatë të këtij problem”, ka shkruar Rama në Facebook.

Postimi i plotë:

U takova dje me Elza Ramadanin nga Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve, lidhur me problemin e qenve endacakë.

Diskutuam për masat që duhen marrë si dhe për zgjidhjen afatëgjatë të këtij problemi./Gazeta Enigma/

Related Articles