Prania e numrit të madh të qenve endacakë në rrugët e kryeqytetit, është një ndër problemet e shumta me të cilat përballen banorët. Ata bëhen edhe më agresivë gjatë stinës së dimrit, e si pasojë shumë shpesh ka pasur edhe viktima nga kafshimet e tyre.
Kështu ka ndodhur sot në rrugën ‘Bajram Kelmendi’ në kryeqytet.
Siç njoftojnë ‘Vrojtuesit e lagjes’ viktimë është një grua në moshë, teksa kanë publikuar edhe pamjet nga lëndimet që mori.
“Sot te rruga Bajram Kelmendi eshte sulmuar nje grua ne moshe nga qentë endacakë! 16 Vjet shtet Kryeqyteti Prishtina”, thuhet në postim.