Qentë shqyejnë 20 pula në Kufcë, banorët kërkojnë ndërhyrje nga komuna e Gjilanit

Qentë shqyejnë 20 pula në Kufcë, banorët kërkojnë ndërhyrje nga komuna e Gjilanit

Banorët e Kufcës së Epërme në Gjilan kërkojnë masa urgjente për të ndaluar sulmet e qenve endacakë, të cilët kanë shkaktuar dëm të madh në pronat e një familjeje, duke mbytur 20 pula.

Ata shprehin shqetësimin për rrezikun që po paraqesin qentë për kafshët dhe fëmijët e fshatit, të cilët nuk ndihen të sigurt as në oborr.

Banorët në një kërkesë drejt redaksisë së klankosova.tv, bëjnë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet për të siguruar mbrojtjen e komunitetit.

”Ne banorët e lagjes sonë në fshatin Kufcë e Epërme të Gjilanit duam të ngremë një alarm publik për një situatë shumë shqetësuese. Qentë endacakë kanë sulmuar pulat e një familjeje të lagjes sonë, duke i shkaktuar dëm të madh- nga rreth 25 pula, kanë mbetur vetëm 5.

Ky nuk është vetëm një rast i izoluar i humbjes materiale, por një rrezik serioz për të gjithë ne. Qentë endacakë po paraqesin kërcënim për kafshët tona dhe mbi të gjitha për fëmijët tanë, të cilët nuk ndihen më të sigurt as në oborr, as në rrugët e fshatit.

Në emër të krejt lagjes, i bëjmë thirrje institucioneve në Gjilan të marrin masa urgjente. Siguria jonë është në rrezik të madh dhe frika se mund të ndodhë një tragjedi është çdo ditë më e pranishme”.

Related Articles