Klubet e natës bashkë me disa këngëtarë të estradës do të protestojnë ndaj Qeverisë. Protesta do të mbahet më 14 korrik në sheshin Skënderbeu në Prishtinë nga ora 20:00, raporton Gazeta Enigma.
Në këtë protestë me moton “Qeveri – let us dance”, këngëtarët gjithashtu do të performojnë.
Në postimin e publikuar në Facebook, kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi ka thënë se Qeveria e ka harruar këtë sektor.
“Më shumë se 1 vit e 5 muaj kemi bërë kompromis për t’i mbyllur bizneset tona, me shumë mund e sakrificë për t’u kujdesë për punëtorë, për të likuiduar qiratë e kreditë, pa mbështetje financiare, pa mbështetje fiskale, pa strategji, pa vizion për turizëm, e tu e rreziku edhe diasporën tonë, remitencën tonë”, ka shkruar ai.