Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri sot në “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur në lidhje me rastin e Faton Hajrizit.
Ai është shprehur se ai i ka ikur drejtësisë së Kosovë dhe sipas tij, kjo ka të bëjë me mosmenaxhimin e situatës nga qeveria.
Tutje, Haziri tha se është dështuar në mbrojtjen e Faton Hajrizit në burg.
“Një rast i cili është bërë problematik, debati më i madh për vrasjen e një qytetari të Kosovës, i cili i ka ikur drejtësisë në Kosovë, ka ikur nga burgu në Kosovë, kjo është mosmenaxhim i situatës, sepse qeveria nuk e ka quajtur arratisje, e ka quajtur largim”.
“Burimi i problemit është mendësia, mënyra se si e trajtojnë një problem. Fundja, një qytetar i mbrojtur i Republikës së Kosovës, sepse kur je në burg je i mbrojtur, ai personalisht është i mbrojtur, të burgosurit e tjerë janë të mbrojtur nga ai dhe ai nga ata dhe qytetarët e Kosovës janë të mbrojtur nga veprimet e tij, por familja është e qetë, sepse e beson se djalin e ka të mbrojtur. Ke dështu me mbrojtë qytetarin tënd në burg, në dhomë. Qeveria nuk është organ i amnistuar”, u shpreh nënkryetari i LDK-së.