Qeveria e bën praktikë t’i veçojë pesë ngjarjet kryesore çdo fundjavë (VIDEO)

Qeveria e ka bërë praktikë t’i veçojë nga pesë ngjarje në vikend, për të treguar se çka ka bërë tërë javën, duke përfshirë fusha të ndryshme.

Megjithatë, herën e fundit ekzekutivi nuk e përfshiu sektorin e shëndetësisë, që për ngjarje kryesore pati dorëheqjen e ministrit Rifat Latifi. Për këtë, kryeministri Albin Kurti ka një shpjegim.

“Unë nuk e kam shkarkuar ministrin Latifi, ai ka dhënë dorëheqje, unë e kam falënderuar”, u shpreh Kurti.

 Pika e dytë, që tregon për zhdoganimin e mallrave që qarkullojnë nga e për në Kosovë, thuhet të ketë filluar javën që shkoi. Në fakt, vizita e ministrit të Financave, Hekuran Murati, ndodhi javën që shkoi, por procesi ka nisur më 1 tetor.

Ndërsa edhe më e kontestueshme është pika e pestë, që tregon se ku qëndrojnë punët në restaurimin e disa monumenteve të trashëgimisë kulturore.

Kjo sipas kryeredaktorit të lajmeve në Klan Kosova, nuk mund të quhet ngjarje, pasi Kurti vetëm i ka vizituar dhe është informuar për këtë proces.

Nga top-ngjarjet janë veçuar edhe miratimi në parim i projektligjit për themelimin e Institutit për krimet e luftës dhe rikthimi i Kosovës si anëtare e asocuar në rrjetin evropian të akreditimit “ENQA”.

Prezantimi i pesë ngjarjeve kryesore të javës tashmë është bërë praktikë e zakonshme e qeverisë.

Related Articles