Qeveria e Kosovës ka lehtësuar disa procedura për mërgimtarët.
Teksa u ka uruar mirëseardhje në Kosovë, Qeveria i ka njoftuar se policat kufitare tashmë mund t’i paguajnë edhe online. Po ashtu, ka njoftuar se edhe këtë vit do të mbulojë koston e policës kufitare për bashkatdhetarët.
Tutje, përmendet edhe kalimi i lehtësuar nëpër pikat kufitare me Shqipërinë, pa kolona e pa ndalesa, qasja online për nxjerrjen e dokumenteve në platformën e-Kosova dhe shërbime të Telekomit në të gjitha hyrjet në Kosovë.