Qeveria e Kosovës miraton disa projektligje

Qeveria e Kosovës miraton disa projektligje

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar një varg projektligjesh, përfshirë këtu edhe disa marrëveshje ndërkombëtare, raporton Gazeta “Enigma”.

Kabineti qeveritar, i udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti miratoi projektligjin për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Projektligjin për Inspektimet dhe Projektligjin për topografitë e gjysmëpërçuesve.

Krahas kësaj, ekzekutivi miratoi edhe Komisionin ekzekutiv me qëllim të propozimit dhe hartimit të parimeve themelore, si parakusht për themelimin e fondit sovran, të cilin kryeministri Kurti e quajti si shumë të rëndësishëm në implementimin e programit qeverisës.

Ndërkohë u miratua edhe Amendamenti 1 i marrëveshjes financiare ndërmjet Kosovës dhe BE-së për programin IPA 2017, nga e cila u tha se do të rialokohen 2.3 milionë euro.

Related Articles