Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli ka thënë sot se momentalisht gjendet në Qeveri të Kosovës, ku edhe kryeministri Albin Kurti me ministra po e harton planin qeverisës.
Përmes “Facebook”, Avdyli ka shkruar se është duke dëgjuar dhe duke dhënë propozime për programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.
“Duke dëgjuar e diskutuar si dhe duke dhënë propozime të reja për programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme. #shëndetësi #mirëqenjesociale”, ka thënë ai.
Ndërsa, Qeveria e Kosovës ende nuk e ka finalizuar programin Qeverisës.