Qeveria e Kosovës e ka emëruar bordin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit, “Hidrodrini” në Pejë.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka prezantuar emrat e këtij bordi para kabinetit qeveritar.
Jusuf Nikçi do të jetë kryesues i bordit, anëtarë të të cilit u emëruan Mevlyde Kelmendi – Begolli, Simon Balaj dhe Driton Sylqa.
Kurti tha se mandati i tyre do të zgjasë 3 vjet.