Qeveria e Kosovës ka ndarë 100 mijë euro si mbështetje financiare për familjen e heroit Enver Hadrit.
Kjo për të ndihmuar në procesin gjyqësor që u zhvillua në Belgjikë për vrasjen e Hadrit.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se duhet të miratohet nga kabineti i Qeverisë kjo pikë e mbledhjes së sotme të propozuar nga jo.
“Ka rëndësi historike për vendin ta mbështesim familjen në këtë proces të rëndësishëm, kërkoj ta mbështetni këtë propozim, do të jemi në komunikim më Ministrinë e Financave”, ka thënë Haxhiu.
Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq u shpallën fajtorë për ekzekutimin e Hadrit, ndërsa Bozhidar Spasiq u shpall fajtor si urdhërdhënës.
Enver Hadri, i cili ishte kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë, u vra në veturën e tij derisa ishte ndalur në semafor të kuq në Saint-Gilles, Belgjikë, më 25 shkurt 1990, shkruan “The Brussels Times”.
Më 25 shkurt 1990, rreth orës 16:00, Enver Hadri ishte në timonin e makinës së tij, teksa ndaloi në semafor të kuq, kur pranë tij u ndal një automjet tjetër, ku Hadri u qëllua me plumb në kokë.
Hetimi, i cili zgjati disa vite, arriti në përfundimin se ishte një atentat politik, i urdhëruar nga shërbimet inteligjente të ish-Jugosllavisë, me ndihmën logjistike të botës së krimit të Beogradit.