Qeveria e Kosovës u bën thirrje qytetarëve të mblidhen në sheshin e Prishtinës për t’i pritur medalistet e arta

Qeveria e Kosovës u bën thirrje qytetarëve të mblidhen në sheshin e Prishtinës për t’i pritur medalistet e arta

Qeveria e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të mblidhen në sheshin kryesor në Prishtinë për ta pritur ekipin olimpik të xhudos, pas triumfit historik në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’, raporton Gazeta “Enigma”.

Xhudistët pritet të kthehen nga Japonia në Kosovë sonte rreth orës 20:00, pasi i fituan dy medalje të arta olimpike në Tokio 2020.

Ata do të priten me një ceremoni shtetërore në Aeroprotin “Adem Jashari”, kurse në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet do të organizohet një festë në ora 20:30, në të cilën qeveria bën thirrje që të merret pjesë.

Në një thirrje publike në rrjetin social Facebook, Qeveria shkroi: “Pas triumfit historik në Tokio, vajzat e arta sonte kthehen në Kosovë. Ju ftojmë në festën e madhe të fitores, në ora 20:30, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.”

Related Articles