Qeveria mban mbledhje, miratohen dy vendime dhe një nismë

Qeveria mban mbledhje, miratohen dy vendime dhe një nismë

Qeveria ka mbajtur mbledhje elektronike, e 88-ta me radhë, në të cilën u miratuan dy vendime dhe një nismë.

U miratua vendimi për të kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani dhënien e autorizimit zëvendëskryeministrit të parë Besnik Bislimi për nënshkrimin e marrëveshjes dypalëshe për bashkëpunimin për zhvillim ndërmjet Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut.

Po ashtu u miratua vendimi për të kërkuar nga presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi për nënshkrimin e amendamentit 2 të marrëveshjes financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2015.

Në mbledhjen e sotme u miratua në parim edhe nisma për plotësim dhe ndryshim të marrëveshjes financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2014.

Related Articles