Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën legjislative për projektligjin për plotësim ndryshimin e Ligjit për Automjete, duke bërë hapin e parë për heqjen e homologimit.
Nisma legjislative mori miratimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e 14-të.
Kryeministri Albin Kurti në këtë mbledhje ka thënë se te të gjitha ministritë ku është kërkuar opinioni për nismën, ajo është përkrahur.
Ministria e Financave ka thënë se s’do të ketë kosto shtesë buxhetore për shtetin me miratimin e këtij ndryshimi ligjor.
Tash i mbetet Kuvendit të votojë për projektligjin.