Qeveria miraton propozimet për themelimin e tri ndërmarrjeve publike

Qeveria miraton propozimet për themelimin e tri ndërmarrjeve publike

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të radhës, ku në rend dite ishin gjithsej 23 pika për diskutim.

Kabineti qeveritar i ka mbështetur propozimet për themelimin e tri ndërmarrjeve publike në Kosovë.

Në mbledhjen qeveritare është miratuar propozim-vendimi për themelimin e ndërmarrjes publike lokale “Dardana Sh. A. Kamenicë”.

Po ashtu, u miratua edhe propozimi për ndërmarrjen “Eko-Llapi Sh.A. Podujevë” si dhe “Eko-Theranda Sh. A.”.

Related Articles