Në mbledhjen e 106-të, Qeveria ka miratuar propozim-vendimin për themelimin e Komisionit Republikan të Festave.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky komision do të përgatisë rregullat dhe mënyrat e shënimit të festave si dhe ditëve memoriale.
“Më së largu në fund të muajit tetor të vitit vijues nxjerr kalendarin e festave zyrtare dhe të ditëve memoriale për vitin që vjen mbështetur për ligjin e festave zyrtare në Republikën e Kosovës”, tha ai.
Kjo pikë e rendit të ditës u votua me asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.